Moti për këtë javë

19 nëntor 2018 | 08:54

Situata meteorologjike ka ndryshuar dukshëm, duke bërë që kjo javë të vazhdojë me mot tipik vjeshtor, me reshje të shiut dhe kryesisht i vranët.

Në viset e larta do të ketë reshje bore derisa në ato të ulëta reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.

“Deri ditën e enjte do të vazhdoj të mbajë mot i paqëndrueshëm, kurse nga e enjta deri ditën e diele do të ketë ngritje të në fushat termike. Këto qarkullime të masave të ajrit dhe këto reshje të shiut do të ndikojnë edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit”.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet  -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes, shpejtësia e së cilës vende-vende do të arrijë mbi 11m/s”, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një prej pikave të rendit të ditës në agjendën e…