Moti për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

15 dhjetor 2019 | 20:30

Deri të premten do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht me vranësira në Kosovë, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).

“Në pesë ditët e ardhshme, nga e hëna e 16 dhjetorit e deri më 20 dhjetor, si pasojë e temperaturave dhe radiacionit të lartë do të krijohen kushte për mjegull, kryesisht gjatë orëve të para të ditës dhe gjatë natës. Të premten ka mundësi të vogla për riga lokale dhe të dobëta shiu”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.

Lajme të sponsorizuara