Moti sot në vendin tonë

18 janar 2018 | 08:51

Meteorologët, për sot (e enjte), parashohin mot me vranësira të pjesshme të cilat më të theksuara pritet të jenë në pjesën e parë të ditës.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), Temperaturat do të lëvizin në mes minus 2 e 5 gradë celsius. Edhe nesër pritet të mbajë mot me vranësira të pjesshme.

Temperaturat do të shënojnë ngritje ato do të sillën në mes 1 e 8 gradë celsius.

“Gjatë fundjavës parashihet të ketë më shumë vranësira të cilat mund të sjellin reshje shiu, por, vende-vende edhe reshje bore, temperaturat do të shënojnë rënie, ato do të sillën në mes minus 3 e 6 gradë celsius. Gjatë ditëve të vikendit priten edhe erëra të fuqisë mesatare e cila gjë pritet të ndikojnë në përmirësimin e kualitetit të ajrit”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (enjte),në Pejë nis punimet punëtoria me temë “Profilizimi i…