Motoçiklisti godet një grua në Prishtinë, ikën nga vendi i ngjarjes

08 prill 2024 | 08:53

Një këmbësore është goditur nga një motoçikletë në Prishtinë, të cilën po e drejtonte i dyshuari.

Policia njofton përmes raportit se i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Viktima ka pësuar lëndime trupore, dhe e njejta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin janë duke u zhvilluar hetime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër persona janë lënduar pas një aksidenti në Pejë. Sipas…