Motoçiklisti goditet nga një veturë, pëson lëndime  në Prishtinë

31 mars 2024 | 16:16

Një aksident mes një automjeti dhe një motoçiklete ka ndodhur sot në Prishtinë në rriuën “Robert Doll”, ku si pasojë ka mbetur ngasësi i motoçikletës ka mbetur i lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:20 në rrugën “Robert Doll” Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës),ka pësuar lëndime trupore”, tha Ahmeti per Express. Me rastin është duke u marr njësiti i trafikut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizmi i garave ilegale me automjete është shndërruar në dukuri…