Motori del nga rruga, humb jetën në Greqi 18-vjeçari shqiptar
12 qershor 2022
| 13:31
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, ku ka humbur tragjikisht jetën një 18-vjeçar shqiptar.
Mediet greke kanë raportuar se një motor ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e pasagjerit shqiptar.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:00, në kilometrin 75 të aksit kombëtar Selanik-Ierisou.
Ndërkohë, nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar në spital.