Motori përplaset me autobusin dhe merr flakë, lëndohen dy të rinj

28 prill 2018 | 10:38

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur, pasi motori me të cilin udhëtonin u përplas me një autobus ku udhëtonin turistë.

Pas përplasjet motori është përfshirë nga flakët.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnje.

Të plagosurit janë identifikuar si Mariglen Buzhani 26 vjeç dhe 18-vjeçarja Çeleste Zerani.

Ata janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Për shkak të aksidentit u bllokua për disa minuta aksi rrugor Lushnje-Rrogozhinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit vendi ynë do të…