Parashikimi i motit për vikend

28 prill 2018 | 08:33

Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të nxehta të ajrit me presion stabil atmosferik.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i juglindjes.

Sipas parashikimeve të fundit java e ardhshme, parashihet të ketë kushte tjera meteorologjike, ulje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstremale dhe gjasa të larta për reshje shiu.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, prej 8 majit të këtij…