Motra e Salas: Shpirti yt do të më ndriçojë përgjithmonë

08 shkurt 2019 | 12:06

Historia ka marrë fund, dhe nuk është një fund i lumtur. Pas shumë ditësh kërkimesh, Emiliano Sala është gjetur në fundin e detit brenda avionit ku po fluturonte nga Franca në drejtim të klubit të tij të ri, Cardiff.

Motra e futbollistit ka shprehur trishtimin e thellë për humbjen e të vëllait.

“Shpirti yt do të ndriçojë në shpirtin tim përgjithmonë, duke më ndriçuar për aq sa ekzistoj. Të dua”, shkruan ajo në rrjetin social “Instagram”. Pas identifikimit të trupit të tij, që humbi kontaktet që prej 21 janarit, kanë qenë të shumtë mesazhe te ngushëllimit për argjentinasin.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eden Hazard do të transferohet te Reali i Madridit në…