Motrat Zeqiri triumfojnë me medalje të arta

21 prill 2018 | 19:59

Të shtunën në garat gjimnastikore të organizuara nga Federata e Gjimnastikës e Kosovës në bashkëpunim me klubin e Gjimnastikës “Fushë Kosova” prapë shkëlqyen gjimnastet e klubit “Elita”.

Lisa Zeqiri e cila garon në kategorinë juniore, zuri vendin e parë në diciplinat Parter dhe në Traun e ekuilibrit, si dhe vendin e tretë në diciplinën Kapërcime.

Ndërsa motra e saj, Vilëza e cila garon në kategorinë pioniere, zuri vendin e parë në diciplinën Trau i ekuilibrit.

Lisa fitoi dy medalje të arta dhe një të bronzt dhe Vilëza një medalje të artë.

/Epoka e re/

Në fotografi me Lisa dhe Vilëza Zeqiri deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miratimi i projektligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës, mund…