Motta: Kroosi i përshtatet PSG-së

31 maj 2018 | 12:01

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, do të ishte transferimi më i mirë për Paris Saint-Germaininin, sipas Thiago Mottas.

28-vjeçari po konsiderohet një ndër mesfushorët më të mirë në botë, duke shkëlqyer për katër sezone në Madrid, ku ka fituar tri herë titullin e Ligës së Kampionëve. Motta beson se gjermani do të ishte ideali për ta zëvendësuar atë në “Parc des Princes”.

“Personalisht do të doja ta shoh Toni Kroosin në PSG. Ai mund të luajë në pozicion më të avancuar, por në stilin që i përshtatet PSG-së, ai është i mrekullueshëm. E admiroj atë që një kohë të gjatë. Mund të luajë në tri pozicionet në mesfushë dhe para mbrojtjes”, ka deklaruar Motta për “Le Parisien”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë me…