Mourinho barazon rekordin e Allegrit në Serie A

26 shtator 2021 | 13:56

Jose Mourinho është rikthyer në “Serie A” këtë sezon pas një kohe të gjatë, dhe që pas rikthimit ai po vazhdon t’i ndjek rekordet të cilat i kishte lënë në gjysmë sa ishte pjesë e Interit.

Jose Mourinho e ka nisur mjaft mirë aventurën e tij me Romën, duke mbledhur 12 pikë pas pesë xhirove të para, me katër fitore dhe një humbje.

Mourinho tashmë e ka barazuar një rekord të cilin e kishte filluar me skuadrën e Interit sa ishte pjesë e “zikaltërve” në sezonet 2008-10.

Mourinho është i pamposhtur në 41 ndeshje radhazi në Serie A në shtëpi, duke e barazuar rekordin e Massimiliano Allegrit që e kishte me Juventus mes shtatorit 2015 deri shtator 2017.

Portugezi do të kërkoj rekordin në ndeshjen ndaj Empolit kur skuadra e Romës e pret në shtëpi më 3 tetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Helikopterët e KFOR-it po vazhdojnë të monitorojnë situatën në veri…