Mourinho flet për raportet jo të mira me Pogban

03 prill 2019 | 16:50

Dukej qartë që marrëdhëniet mes Paul Pogbasë dhe Jose Mourinhos ishin krisur kur portugezi ishte në krye të United. Madje, francezi e shfaqi hapur kënaqësinë e shkarkimit të Mourinho.

Ka qenë ky i fundit që i është rikthyer kësaj teme. Për “Daily Mail”, portugezi nuk e përmendi emrin e Pogbasë, por la të kuptohej shumë.

“Ishim duke luajtur një ndeshje jo larg Manchesterit, rreth 30 kilometra. Një lojtar më kërkoi të kthehej i vetëm dhe jo me ekipin. I thashë se po të ishim në Londër do të kishte kuptim, por jemi shumë afër. Ai insistoi edhe pasi fitoi ndeshjen ma kërkoi sërish. Isha i lumtur dhe u dorëzova, por i thashë që të paktën të hipte në autobus dhe t’i thoshte shoferit ta merrte 10 kilometra nga stadiumi. Nuk ishte i lumtur pas kësaj përgjigje. Pasi u kthyem nga konferenca për mediet, ai u shfaq me një ‘Rolls Roice’, madje me shoferin e tij. Meqë ishte makinë e re, shkëlqesia e tij donte të ikte me të. Ç’mund t’i bëja?”, ka përfunduar Mourinho, i cili mundohet të tregojë se nuk ka qenë ai fajtori i vetëm i prishjes së marrëdhënies.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modeluesja Irina Shayk ka qenë një markë për gati një…