Mourinho i dëshpëruar me humbjen: Interi është shumë më i fortë se Roma

05 dhjetor 2021 | 08:43

Roma ka pësuar një humbje të thellë nga Interi në Olimpico me rezultat 0-3.

Giallorosët në këtë takim kishin mungesa të mëdha të futbollistëve, disa me lëndime e disa të tjerë të suspenduar.

Lorenzo Pellegrini, Tammy Abraham, Rick Karsdorp, Stephan El Shaarawy apo Leonardo Spinazzola ishin jashtë fushave për këtë takim.

Trajneri i Romës, Jose Morinho është parë shumë i mërzitur pas humbjes.

“Interi është më i fortë se ne në kushte normale. Në kushte jo normale ata janë shumë më të fortë se ne”.

“Sezonin e kaluar ata ishin 29 pikë para Romës. Sot me lojtarët e dëmtuar dhe të pezulluar ishte shumë, shumë e vështirë.

“Forca jonë sulmuesi ishte praktikisht zero. Ishte shumë e rëndësishme të shënonim një gol, sepse do të kishim vetëm dy ose tri raste”.

“Ne i kishim tre dhe nuk shënuam dot. Kur luan me një mbrojtje me Ibanez dhe të tjerë në pozicionet jo të zakonshme të tyre, ju nuk mund të pësoni një gol si i pari dhe i treti. Thjesht nuk mundesh”, tha Mourinho.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Varianti Omicron i  cili së fundi është paraqitur në disa…