Mourinho i vuri kusht Tottenhamit mos ta shesë Kanen

22 nëntor 2019 | 11:41

Dy gazetat prestigjioze “Daily Telegraph” dhe “Daily Express” zbulojnë një prapaskenë interesante rreth firmës së Jose Mourinhos me Tottenham Hotspurin.

Përpara se të pranonte të bëhej trajneri i ri i gjelave të Londrës, “Special One” i ka kërkuar presidentit Daniel Levy ta mbajë në skuadër sulmuesin Harry Kane dhe ta refuzojë çdo ofertë që mund të vijë në merkaton e verës në drejtim të sulmuesit anglez.  Kane është në qendër të projektit të Mourinhos, i cili ka firmosur për tre vjet e gjysmë me “spurs”-at.

Edhe pse kërkohet nga Reali i Madridit, portugezi ka marrë premtimin se gjiganti i sulmit do të qëndrojë në skuadër edhe për vitet në vazhdim.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
20 vjet më parë, ish-presidenti amerikan, Bill Clinton dhe bashkëshortja…