Mourinho: Juventusi ishte në një nivel tjetër

24 tetor 2018 | 12:56

Jose Mourinho e ka pranuar se Juventusi ishin në një nivel tjetër sa i përket cilësisë, stabilitetit dhe përvojës përballë Manchester Unitedit.

“Kundërshtarët kanë pasur cilësi të madhe. Ndonjëherë njerëzit e shikojnë Cristiano Ronaldon ose Dybalan, por në një ekip të madh ju duhet ta shihni edhe Giorgio Chiellinin dhe Leonardo Bonuccin. Mendoj se Juventusi është lloj i ekipit që kur ata janë përpara, është shumë e vështirë t’i ndalësh. Të gjithë u përpoqën, të gjithë ishin të fortë mendërisht për të provuar deri në fund. Ishte një ndeshje vërtet e vështirë për ne. Mendova se mund të merrnim diçka, por nuk ishte e mundur”, ka thënë Mourinho.

“Juventusi është një nivel tjetër i cilësisë, unë duhet të jem i sinqertë. Niveli i cilësisë, stabilitetit, përvojës, njohurisë. Baza e ekipit që ata kanë janë Bonucci dhe Chiellini. Ata janë baza që i lejon ekipin të luajnë me liri në sulm. ‘Humbni topin, nuk ka problem, ne jemi këtu’”, ka shtuar Mourinho.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sivjet është vit i veçantë për industrinë e filmit të…