Mourinho nuk arriti ta transferon Xhakën, tash e kërkon yllin e Dortmundit

29 gusht 2021 | 16:31

Roma është duke kërkuar transferimin e një mesfushori për edicionin e ri.

Giallorosët tentuan mesfushorin meksikan Hector Herrera nga Atletico Madrid, por ai është bllokuar nga Diego Simeone.

Skuadra italiane e kishte ofruar Gonzalo Villarin si shkëmbim, por Simeone ka bllokuar largimin e meksikanit.

Tani në skenë ka dalë emri i mesfushorit belg, Axel Witsel që aktualisht luan te Borussia Dortmund.

Mediat në Itali dhe në Gjermani kanë raportuar se dy skuadrat tanimë kanë pasur kontaktet e para.

Dortmund e vlerëson rreth 20 milionë euro yllin belg, derisa Roma synon që ta transferojë atë për 15 milionë. Në rast se dështon pista Witsel, atëherë Roma do të tentojë afrimin e mesfushorit anglez të Chelseat, Ruben Loftus Cheek.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të numrit të lartë të rasteve të vdekjeve…