Mourinho pengoi transferimin e Ronaldos në United

02 shtator 2018 | 13:04

Cristiano Ronalo është futbollist i Juventusit, një lëvizje që shkaktoi shumë bujë këtë verë. Ai e kishte vendosur me kohë largimin nga Real Madrid, por destinacioni ngelej enigmë.

Manchester United dëshironte shumë që ta rikthente portugezin, por sipas asaj që ka konfirmuar e përditshmja “Mirror”, ka qenë Mourinho ai që ka frenuar gjithçka.

Sipas trajnerit, nuk kishte kuptim që Unitedi të paguante 100 milionë euro për një 33-vjeçar, pavarësisht se kush është ai. Mourinho kërkonte t’i shpenzonte ato para për një mbrojtës, të cilin nuk e mori dot.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëpunimi në mes të Policisë së Shtetit dhe homologëve italianë…