Mourinho: Shpresoj që Reali ta fitojë Ligën e Kampionëve

06 maj 2022 | 17:13

Trajneri portugez, Jose Mourinho ka dhënë mendimin e tij në lidhje me finale e Ligës së Kampionëve.

Real Madridi dhe Liverpooli do të përballen me njëra-tjetrën bë kuadër të garës më prestigjioze të futbollit për klube, Ligën e Kampionëve.

Në lidhje me fituesin ka pasur shumë komente nga figura të njohura, në mesin e tyre edhe trajneri i Romës, Jose Mourinho.

“Real Madridi është në zemrën time. Unë jam i bardhë dhe ata janë klubi më i madh në botë. Shpresoj që ata të fitojnë finalen”, ka thënë ‘Special One’.

Ekipi i Mourinhos, Roma do të përballen me Feyenoord në kuadër të finales së Konferencë Ligë, më 25 maj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Manchester United, Edinson Cavani zbuloi se nuk do…