Mourinho vendos për të ardhmen e Kumbullës  

28 qershor 2022 | 11:18

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla përfundimisht nuk do të largohet nga Roma, pasi trajneri Jose Mourinho ka vendosur që ai të jetë jashtë listës për shitje. Lajmi është raportuar nga “SerieANews.com”.

Kumbulla ditët e fundit është lidhur më një kalim në skuadrën e Torinos aty ku punon trajneri Juriq, i cili kishte punuar me mbrojtësin shqiptar edhe në skuadrën e Veronës. Në sezonin e fundit, Kumbulla luajti gjithsej 28 ndeshje me fanellën e Romës mes Serie A, Coppa Italia dhe Ligës së Konferencës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Momenti i shumëpritur ka ardhur. Pas disa javësh përgatitje, Përfaqësuesja…