MPB-ja dënon sulmin ndaj Guriqit: Kjo dëshmon se Serbia s’ka ndryshuar qasje

28 janar 2024 | 15:46

Ministria e Punëve të Brendshme ka dënuar sulmin ndaj Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Leposaviqit, Gorski Guriq.

Kjo ministri thotë se nga Policia e Kosovës janë njoftuar se sot në orët e hershme të mëngjesit është djegur vetura e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Leposaviqit, Gorski Guriq.

“Ky sulm ndaj z. Guriç dëshmon se Serbia nuk ka ndryshuar qasjen dhe sulmet e saj kriminale ndaj qytetarëve serb që janë lojal ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës. Ky akt është në vazhdën e djegieve të njëpasnjëshme të veturave të qytetarëve serb që bashkëpunojnë apo angazhohen në institucionet e Republikës sonë”, thuhet në reagimin e MPB-së.

“Sulmet e tilla të Serbisë që targetojnë qytetarët serb që angazhohen në institucionet tona, synojnë që të krijojnë pasiguri tek qytetarët tanë dhe të përcjellin edhe mesazhin e fatit të atyre që duan të angazhohen në institucionet tona”, thuhet tutje në komunikatë.

Ministria e Punëve të Brendshme fton Policinë e Kosovës për angazhim maksimal në zbardhjen e këtij rasti dhe sjelljen e kryesve para drejtësisë.

“Institucionet tona do të vazhdojnë të jenë të hapura për angazhim dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë pa dallim”, thuhet në fund të reagimit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi i sigurisë i Ukrainës njoftoi se ka zbuluar një…