MPB-ja u ndan nga 1 000 euro familjeve të policëve të rëndë në detyrë

29 dhjetor 2017 | 11:37

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Flamur Sefaj, ka marrë vendim që të ndahen mjete financiare për familjarët e zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës.

Në bazë të këtij vendimi, mjetet në vlerë prej 1000 euro u janë ndarë shtatëmbëdhjetë familjeve të zyrtarëve policorë që kanë rënë në kryerje të detyrës.

Sipas njoftimit të MPB-së, realizmi i këtij vendimi do bëhet nga buxheti i ministrisë, përkatësisht nga kategoria ekonomike, subvencione dhe transfere.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra shqiptare, Kukësi, ka dështuar të arrijë marrëveshje me dy…