Kukësi dështon me Hasin e Bunjakin, mendon për Ramadanin

29 dhjetor 2017 | 11:32

Skuadra shqiptare, Kukësi, ka dështuar të arrijë marrëveshje me dy trajnerët nga Kosova, Besnik Hasin dhe Albert Bunjakin.

Mediet shqiptare kanë bërë me dije se dy trajnerët në fjalë nuk kanë dashur ta marrin drejtimin e Kukësit për faktin se kanë synime më të mëdha, kurse drejtuesit e këtij klubi vazhdojnë të punojnë për angazhimin e një trajneri.

Të enjten është raportuar se marrëveshja në mes të Kukësit dhe Zekrija Ramadanit është shumë afër finalizimit. Ramadani së fundmi e ka drejtuar Feronikelin, kurse më herët ishte trajner edhe i Trepçës ’89.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur botërore Rihanna u përball me një humbje…