MPB organizon punëtori për fuqizimin e sistemit të kthimit

28 janar 2026 | 16:16

Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me institucionet tjera relevante dhe me partnerët zbatues si IOM, Frontex, ICPMD, JCP, si dhe Ministrinë për Drejtësi dhe Siguri të Mbretërisë së Holandës, ka mbajtur një punëtori dyditore të fokusuar në fuqizimin e sistemit të kthimit, si pjesë e përpjekjeve për harmonizimin me standardet e Bashkimit Evropian në fushën e qeverisjes së migrimit.

Punëtoria është zhvilluar në kuadër të projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian dhe Veprimit të Përbashkët për Fuqizimin e Sistemeve të Menaxhimit të Kthimit në Ballkanin Perëndimor, duke reflektuar mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për ndërtimin e një sistemi kthimi efektiv, të qëndrueshëm dhe të bazuar në respektimin e të drejtave të njeriut.

Në qendër të diskutimeve gjatë punëtorisë ishte Udhërrëfyesi për Kthim, si instrumenti kryesor për garantimin e procedurave të drejta dhe transparente të kthimit, përfshirë respektimin e parimit të moskthimit, qasjen në ndihmë juridike efektive dhe mbështetjen e qëndrueshme për riintegrim.

Gjatë dy ditëve të punëtorisë, përfaqësues të institucioneve përkatëse, të udhëhequra nga Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion, së bashku me partnerët zbatues, u angazhuan në një dialog të hapur dhe konstruktiv për të identifikuar nevojat prioritare, sfidat ekzistuese dhe veprimet konkrete që do të përfshihen në Udhërrëfyes.

Udhërrëfyesi pritet të ketë ndikim pozitiv në fuqizimin e kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e menaxhimit të kthimit, në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.

Institucionet përfituese kanë shprehur përkushtimin për të kontribuar në mënyrë aktive në këtë proces dhe për të bashkëpunuar ngushtë me të gjithë partnerët, me synimin e hartimit të një Udhërrëfyesi realist, të zbatueshëm dhe të orientuar drejt rezultateve konkrete.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga data 19 deri më 22 janar 2026, drejtori i…