MPJ-ja: S’ka vendim për ndalimin e zyrtarëve të lartë të Serbisë në Kosovë

25 nëntor 2018 | 14:32

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) nëpërmjet një deklarate për medie ka përgënjeshtruar raportimet e medieve serbe për të ashtuquajturën “Listë të zezë” dhe ekzistimin e ndonjë vendimi nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës, për t’iu ndaluar hyrja apo vizitat eventuale zyrtarëve më të lartë të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Kjo ministri ka shprehur keqardhje të thellë, që mediet në shtetin fqinj edhe dy dekada pas përfundimit të luftës, vazhdojnë të publikojnë lajme të rreme, që burojnë nga politika propaganduese e pushtetit në Serbi, duke shkelur seriozisht parimet themelore të profesionit të tyre për raportimin e lajmeve të vërteta, të sakta, të pavarura, të paanshme dhe profesionale.

“Ministria e Punëve të Jashtme rikujton se për dallim nga praktikat e hartimit të ‘Listave të Zeza’ dhe ‘personave të padëshiruar’ nga shteti fqinj, që kanë përfshirë por nuk janë kufizuar vetëm në ndalimin dhe moslejimin e hyrjes në territorin e tyre të sportistëve, artistëve, akademikëve, shtetasve ordiner, që kanë vizituar të afërmit e tyre dhe zyrtarëve të tjerë të lartë shtetëror nga Republika e Kosovës, institucionet e Kosovës kanë zbatuar në frymë dhe në shkronjë Marrëveshjen e Brukselit, e cila specifikon në mënyrë të qartë se si zhvillohen vizitat e zyrtarëve të lartë në të dyja shtetet respektive”, është thënë në deklaratën e MPJ-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me komandantin e…