MPJD-ja: Anëtarësimi i Kosovës në KE nuk kushtëzohet me Asociacionin, janë procese të ndara

05 maj 2023 | 12:00

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës (MPJD), Kreshnik Ahmeti, ka thënë se nuk ka kushtëzim të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KE) me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ahmeti ka thënë se këto janë dy procese të ndara.

“Nuk ka kushtëzim ta anëtarësimit në KE me procese te tjera qofshin ato të dialogut me Republikës së Kosovës  dhe Serbisë në Bruksel dhe kjo gjë është bërë e qartë. Pra duhet ta kemi parasysh që këtu janë dy procese të ndara që i takojnë dy organizatave te pavarura ndaj njëra tjetrës siç është KE-ja një organizatë më e vjetra në Evropë dhe më e madhja. Pra nëse do të kushtëzohej anëtarësimi kjo do të nënkuptonte që Këshilli i Evropës si një organizatë për të drejtat e njeriut, demokraci dhe sundim te ligjit t’i subordinohej një organizate tjetër e të mos i respektonte dokumentet e veta siç janë statut dhe rregullat e procedurës”, ka thënë Ahmeti për “RTV21”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të vendosur për të arritur në fund të rrugës dhe…