Mrika Thaçi emërohet koordinatore për procesin zgjedhor në degën e AAK-së në Podujevë

08 nëntor 2018 | 15:33

Pas konsultimeve me degën e Podujevës dhe konsensusit të plotë në këtë degë, të enjten me vendimin e Kryesisë së AAK-së, Mrika Thaçi u emërua koordinatore për procesin zgjedhor në Degën e AAK-së në Podujevë.

“AAK-ja duke i besuar këtë mandat znj. Thaçi, shpreh mbështetjen e plotë dhe gatishmërinë që bashkërisht të ri-strukturojë dhe forcojë strukturat e Degës së AAK-së në Podujevë, duke i shërbyer kësisoj demokracisë së brendshme dhe demokratizimit”, është thënë në njoftimin e AAK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe drejtori i…