MSA-ja është zbatuar vetëm 12 për qind

16 tetor 2018 | 12:14

Komunat e Kosovës kanë përmbushur 67 për qind të obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA), por jo edhe niveli nacional, ku deri më tash është përmbushur vetëm 12 për qind.

Kështu është thënë gjatë prezantimit të raportit “Zbatimi i MSA-së në nivel komunal-të arriturat dhe sfidat në shtatë komunat më të mëdha”, të realizuar instituti GAP.

Gjatë prezantimit të këtij raporti është thënë se fajtor për moszbatimin e MSA-së në nivel qendror është opozita e cila nuk po kontribuon në miratimin e ligjeve.

Jeton Mehmeti ka thënë se qëllimi ka qenë se sa koordinohen institucionet qendrore me ato lokale për zbatimin e MSA-së në nivel lokal, ku është parë se duhet një koordinim më i mirë ndërinstitucional.

Ndërsa Bekim Salihu nga instituti GAP, duke prezantuar raportin, ka thënë se kanë gjetur që disa komuna kanë zyre për integrime evropiane dhe disa komuna kanë vetëm zyrtarë për integrime evropiane.

Në anën tjetër, kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu, ka thënë se MSA-ja është kontrata më serioze në mes të BE-së dhe Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka dorëzuar…