MSh-ja iu bënë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal

30 tetor 2022 | 16:17

Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të marrin vaksinën kundër gripit sezonal.

Në një njoftim të publikuar në “Facebook”, ministria informon se nga dita e hënë, 31 tetor do të mund të merren vaksinat kundër gripit kudo në Kosovë.

Mjekët rekomandojnë që të gjithë personat e moshës 6 muajsh e lart mund të marrin vaksinën vjetore kundër gripit sezonal.

“Personat me rrezik të lartë për komplikime serioze të gripit përfshijnë të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, njerëzit me kushte të caktuara shëndetësore ose sistem imunitar të komprometuar. Disa nga të njëjtat grupe janë gjithashtu në rrezik të lartë të komplikimeve edhe nga COVID-19”, thuhet në njoftim.

MSh-ja bënë të ditur se qytetarët duhet të marrin vaksinën e gripit herët për të krijuar imunitet përpara se virusi të përhapet gjerësisht në fund të vjeshtës dhe dimrit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona u lënduan pasi automjeti i tyre goditi një…