MSh-ja: Personat mbi 12 vjeç duhet të vaksinohen kundër Covidit

18 prill 2022 | 15:00

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka bërë me dije se një studim i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC-ShBA) ka gjetur se rreziku i komplikimeve të zemrës, si miokarditi (inflamacion i muskujve të zemrës), ishte më i lartë pas marrjes së infeksionit Covid-19 se sa pas marrjes së një ose më shumë dozave të vaksinave (Pfizer-BioNTech ose Moderna) tek të dy gjinitë dhe te të gjitha moshat.

Studimi ka gjetur se të rinjtë e moshës 12-17 vjeçe ishin 2-6 herë më shumë të rrezikuar për komplikime në zemër pas infeksionit me Covid -19 se sa pas vaksinimit, kurse personat e moshës 18-29 vjeç ishin 7-8 herë më të rrezikuar nga komplikimet në zemër pas infeksionit me Covid-19, se sa pas marrjes së vaksinës kundër Covid-19.

Sipas MSh-së, vaksinat ndihmojnë në mbrojtjen kundër Covid-19 dhe komplikimeve.

“Në Kosovë, të gjithë personat e moshës 12 vjeç e lart duhet të vaksinohen kundër Covid-19 dhe të kujdesen që ta kompletojnë vaksinimin, sepse me kalimin e kohës bie imuniteti i fituar nga dozat paraprake të vaksinimit”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar rolin e Bashkimit…