Presidentja Osmani kritikon BE-në për dialogun

18 prill 2022 | 14:52

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar rolin e Bashkimit Evropian (BE) karshi dialogut me Serbinë .

Në një deklaratë për “TV Klan”, ajo ka kërkuar që Brukseli të respektojë parimin e barazisë së palëve.

“Është përshtypja ime si presidente e Republikës që BE-ja akoma nuk ka folur me gjuhë të qartë sa i përket moszbatimit të marrëveshjeve nga ana e Serbisë. Serbia në praktikë vazhdon të bëjë të kundërtën e asaj që e ka nënshkruar, por BE-ja akoma nuk ka bërë thirrje publike në raport me Serbinë, ku ata janë prezent në dialog, por e shfrytëzojnë prezencën si obstruksion, pra e bllokojnë çdo marrëveshje”, ka thënë ajo.

Osmani ka përmendur edhe kritikat e vazhdueshme të BE-së karshi Kosovës.

“Është vetëm një marrëveshje që nuk është zbatuar sepse ka vendim të Gjykatës Kushtetuese në këtë drejtim. Bashkimi Evropian ka qenë shumë i zëshëm në këtë drejtim”, ka thënë ajo.

Presidentja e sheh të rëndësishëm rolin e ShBA-së në arritjen e marrëveshjes finale Kosovë Serbi. I gjithë procesi i dialogut sipas saj do të jetë i fokusuar në njohjen reciproke.

Takimi i fundit në kuadër të dialogut në Bruksel ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq ka ndodhur në Korrik të vitit të kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas publikimit të ranglistës nga UEFA, Drita vazhdon të jetë…