Meteorologu Mendim Rugova paralajmëron rënie të temperaturave

24 nëntor 2026 | 08:55

Meteorologu Mendim Rugova ka paralajmëruar ndryshim të ndjeshëm të kushteve atmosferike në ditët në vijim, me depërtimin e disa valëve të ajrit të ftohtë që pritet të ndikojnë në motin në vend.

Sipas Rugovës, masa e para e ajrit të ftohtë ka depërtuar gjatë ditës së sotme, ndërsa ndikimi i saj pritet të vazhdojë edhe nesër. Më pas, mbi vend pritet të instalohet presion i lartë atmosferik.

Megjithatë, ndryshimi më i theksuar i motit pritet drejt fundit të javës, kur një ciklon tjetër do të depërtojë në rajon, duke sjellë një valë të re të ajrit të ftohtë.

“Masat e ftohta ajrore vetëm që kanë depërtu ditën e sotme dhe po pritet edhe ditën e nesërme, faza e dytë është mandej këto fushat dhe presioni i naltë që po instalohet mbi vend… Mirëpo mandej t’u shku kah fundjava po pritet që një ciklon tjetër me depërtu… që me gjasë me kalimin e tij është faza e tretë që vijnë masa pak më të ftohta polare, me gjasë prej Siberisë dhe pritet me pasë ramje më drastike të temperaturës”, ka deklaruar Rugova në KlanKosova.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Komisioni Evropian ka propozuar një paketë të re sanksionesh ndaj…