Sot mbahet seanca ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosje ndaj Arlinda Zekajt

24 nëntor 2026 | 08:56

Sot, më 24 nëntor, në Gjykatën Themelore në Pejë pritet të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për veprën penale “Kanosja” ndaj Arlinda Zekajt.

Seanca është caktuar të fillojë në orën 13:00, pasi ajo e planifikuar më 12 nëntor nuk ishte mbajtur.

Sipas njoftimit të mëhershëm të Gjykatës, seanca paraprake ishte shtyrë pas kërkesës së avokatit Besnik Berisha, përfaqësues i autorizuar i palës së dëmtuar, i cili kishte njoftuar se nuk kishte mundësi të merrte pjesë.

Gjykata e kishte aprovuar kërkesën pas marrjes së mendimeve të palëve të pranishme.

Jeton Sylaj akuzohet për veprën penale “Kanosja”, sipas nenit 181, paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Seanca e sotme do të mbahet në Gjykatën Themelore në Pejë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Meteorologu Mendim Rugova ka paralajmëruar ndryshim të ndjeshëm të kushteve…