MSh-ja publikon numrin e rasteve të reja me Covid

26 maj 2022 | 15:02

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar nëntë raste të reja me Covid dhe janë dhënë 86 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë (MSh).

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 86 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.791 doza të vaksinës. Deri më sot 822.958 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.666 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 468 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.072. Në total numri i rasteve aktive është 127”, ka njoftuar MSh-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria shqiptare ka dhënë “dritën jeshile” për anëtarësimin në NATO…