MSH: Nesër do të vaksinohen nxënësit e Shkollës së Mesme “Xhevdet Doda”

23 nëntor 2021 | 15:30

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për medie ka bërë të dituar se nesër duke filluar nga ora 13:00 do të filloj me vaksinimin e nxënësve të shkollës “Xhevdet Doda” në kryeqytet.

Njoftim rreth vaksinimit të nxënësve kundër COVID-19 me ekipe mobile

Me qëllim të vaksinimit të nxënësve me vaksinën kundër COVID-19, Ministria e Shëndetësisë, ka organizuar për nesër (e mërkurë, 24 nëntor) ekip mobil për vaksinimin e nxënësve në Shkollën e Mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë.

Vaksinimi, i cili do të bëhet në bashkëpunim me drejtuesit e shkollës, do të zhvillohet nga ora 13:00 në mjediset e kësaj shkolle.

Prindërit ose kujdestarët ligjorë të nxënësve që do të vaksinohen, pasi të kenë dhënë deklaratën e pajtueshmërisë për vaksinim, janë të mirëpritur, nëse duan për të përcjellë nga afër vaksinimin.

Procesi i vaksinimit me ekipe mobile nëpër shkollat dhe nivele e tjera do të vazhdojë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Drejtoritë komunale për Arsim, ndërsa krahas vaksinimit përmes ekipeve mobile, qytetarët e të gjitha kategorive dhe grup-moshave, mund të vaksinohen çdo ditë pune edhe në qendrat statike të vaksinimit me vaksinën kundër COVID-19.

MSh u bën thirrje të gjithë atyre që nuk janë vaksinuar ende apo që nuk e kanë kompletuar procesin e vaksinimit me të dy dozat që ta bëjnë këtë, sepse në këtë kohë kur shtetet e rajonit dhe të kontinentit evropian po përballen me numër të lartë të rasteve të COVID-19, vaksinimi është preventiva dhe mbrojtja më e mirë

#Vaksinohu!

Dita/Data: E mërkurë, 24 nëntor, 2021

Koha: 13:00

Vendi: Shkolla e Mesme “Xhevdet Doda”, Prishtinë

Tema: Vaksinimi i nxënësve me vaksinën kundër COVID-19

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të…