KOSTT-i ndërpret pagesën e rrymës për katër komunat serbe

23 nëntor 2021 | 15:30

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) ka ndërprerë mbulimin e shpenzimeve të energjisë elektrike në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Lajmin e ka bërë me dije kryesuesi i bordit të KOSTT, Jeton Mehmeti, gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. Ai ka thënë se gjatë këtij muaji kanë ndërprerë ndarjen e mjeteve për këto komuna për shkak se ka përfunduar marrëveshja në mes të KOSTT-it dhe Qeverisë së Kosovës.

Marrëveshja kishte paraparë të lirojë Qeverinë e Kosovës nga pagesa e 11 milionë eurove për pagesën e rrymës së katër komunave veriore.

Më tutje, Mehmeti, ka thënë se nga viti 2017 për pagesën e rrymës në katër komunat veriore shuma totale është 27 milionë e 806 mijë euro, ku  sipas tij 10 milionë euro janë nga Qeveria e Kosovës, ndërsa mbi 17 milionë janë paguar nga KOSST-i.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari Latifi pret Kolonelin Andrea Bertazzo, Komandant i Komandës Regjionale…