“M’u shtershin sytë…”, i riu nga Gjilani u largua nga FSK-ja sepse mbante tatuazh thënien e njohur të Agim Ramadanit

17 shtator 10:05

Ermelind Kastrati, djaloshi nga Gjilani është larguar nga Forca e Sigurisë së Kosovës për shkak të një tatuazhi që e mban në krahun e tij.

Kastrati ka shkruar në “Facebook” se ka pritur një vit për të nisur trainimet. Ai shkoi të hënën në kazermë dhe vetëm pas pak ditësh e njoftuan se duhet të largohet meqë në trup ka tatuazh.

I riu nga Gjilani thotë se bashkë me të janë larguar edhe disa të tjerë.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

1 Vjet u bonen prej Aplikimit në FSK , edhe ne fund erdh lajmi qe u pranum shkum te hanen ja nisem trajnimit sot na erdh mesazhi qe duhet me liru kazermen nja 10-13 persona se kemi tattoja per qudi, asnje ushtar as ne kosov e as jasht kosoves nuk ka tatu , ndryshoni ligje o njerz se me prit 1 vjet edhe fund met hek veq qe ekom ni tato si :

Mu shterrshin syt nese pushoj

Lirine tende me endrrue

Mallkue qoft gjaku im

Nese mvrasin pa luftue,

Ky sen osht marre psiqikisht na keni lodh mu e qata 13 persona qe 2 dit mrenaa pa

Dit qe apovazhdojm a po na hekni MARRE ska shtet as kurr ska me pas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania mori sot një degë të gjigantit rus të naftës…