Muelleri dëshmon para Kongresit Amerikan: Trumpi nuk u shfajësua

24 korrik 2019 | 16:38

Ish-hetuesi i posaçëm Robert S. Mueller, ka dëshmuar publikisht përpara dy paneleve të veçanta në Kongresin Amerikan, ku për herë të parë u është përgjigjur pyetjeve rreth hetimit të tij mbi presidentin Donald Trump dhe ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit 2016.

Në fjalën hyrëse, Mueller ka theksuar se hetimi i tij ka gjetur ndërhyrje ruse “gjithëpërfshirëse dhe sistematike” në zgjedhjet e vitit 2016. Po ashtu, ai ka thënë se ky hetim nuk ka vendosur një komplot në mes të Kremlinit dhe fushatës së Trump dhe se hetimi i tij për pengimin ishte “me rëndësi kritike”.

Në përgjigje të pyetjeve të mëvonshme, Muelleri ka shpjeguar më qartë, siç bëri raporti i tij, se hetimi nuk shfajëson Trumpin për pengim.

“Së fundi, siç përshkruhet në vëllimin 2 të raportit tonë, ne hetojmë një sërë veprimesh nga ana e presidentit ndaj hetimit. Bazuar në politikën e Departamentit të Drejtësisë dhe në parimet e drejtësisë, vendosëm se nuk do të merrnim vendim se a ka kryer presidenti ndonjë krim. Ky ishte vendimi ynë atëherë dhe mbetet vendimi ynë sot”.

“Presidenti nuk u shfajësua për veprimet që pretendohet se i ka bërë”, ka thënë ai.

I pyetur nëse presidenti potencialisht mund të paditet pas largimit nga detyra, Muelleri është përgjigjur duke thënë se kjo ishte “e vërtetë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, ka zhvilluar një…