Muharremaj: Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Buxhet në Therandë ka realizuar punë të suksesshme

06 maj 2019 | 13:39

Kryetari i Komunës së Therandës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Buxhet, në raportin katërmujor në bazë të planifikimit të të hyrave, ka realizuar një punë të suksesshme.

Ai ka thënë se në të gjitha kategoritë ku operon drejtoria në fjalë ka tejkalim të planit, çka konsiderohet sukses i kësaj drejtorie.

“Tatimi në pronë 103.18 për qind, tejkalim i planit; Rentë dhe qera 122.62 për qind, tejkalim i planit dhe taksa në aktivitet 114.77 për qind, tejkalim i planit”, ka thënë kryetari Muharremaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk besoj se Siti do të ndalet ndaj Lestërit”, futbollisti…