Muharremaj kërkon nga mirëmbajtësit e shkollave angazhim maksimal

07 shtator 2018 | 16:48

Kryetari i Komunës të Therandës, Bali Muharremaj, ka pritur në takim punëtorët teknik të shkollave të kësaj komune.

Gjatë këtij takimi, Muharremaj ka kërkuar angazhim maksimal nga punëtorët teknik të shkollave të kësaj komune për mbajtjen e pastërtisë në shkolla.

“Nga punëtorët teknik (mirëmbajtësit) e shkollave jam njoftuar mbi kushtet e punës dhe sfidat e tyre. Kam kërkuar angazhim serioz nga ana e tyre për pastërtinë në shkolla dhe oborre. Shkollat duhet të kenë ambient të pastër dhe të përshtatshëm për tu zhvilluar mësimi brenda kritereve normale”, ka deklaruar Muharremaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga…