Muhaxheri, fitues edhe në votat e diasporës

24 tetor 2021 | 19:39

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar sot votat që kanë ardhur nga jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Pejës Gazmend Muhaxheri ka marrë më së shumti vota nga mërgata në zgjedhjet e 17 tetorit, sipas të dhënave të KQZ-së.

Gazmend Muhaxheri nga LDK ka marrë 231 vota

Gazmend Agusholli nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 71

Rrustem Berisha nga AAK – 55

Kandidatët e tjerë në garë nuk kanë marrë asnjë votë. Ndryshe, Gazmend Muhaxheri ka fituar zgjedhjet për kryetar të komunës qysh në raundin e parë me 60.41 për qind.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli ka marrë një fitore të madhe në “Old Trafford”…