Muhaxheri: T’ia japim besimin Lumir Abdixhikut, atë po e kërkon masa
14 mars 2021
| 07:33
Kryetari i degës së LDK-së në Pejë, Gazmend Muhaxheri, njëherësh edhe kryetar i kësaj komune, ka thënë se do ta mbështesë Anëtarin e Kryesisë së Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhikun, në zgjedhjet e brendshme të 14 marsit.
Muhaxheri ka thënë se mbështetje që ia ofron atij vjen si rrjedhojë e dëgjimit të zërit të elektoratit të LDK-së, teksa beson në zgjedhje demokratike të Kuvendit që do mbahet.
“Unë gjithmonë kam qenë që LDK të dëgjojë elektoratin, tani jam për t’i dhënë besimin Lumir Abdixhikut sepse atë po e kërkon edhe masa. Mirëpo do ta shihni në Kuvend se kush do të triumfojë, ne do të kemi Kuvend demokratik dhe kushdo që vjen nga këta emra do të sjellë ndryshimin e nevojshëm”, deklaroi Muhaxheri për syri.net.



