Muhaxhiri pas takimit me Escobari dhe Hovenieri: Jetik rrugëtimi i Kosovës bashkë me ShBA-në

14 mars 2024 | 15:59

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxhiri, ka folur për takimin që ka mbajtur me të dërguarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.

Ai, me anë të në postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se ishte i nderuar që i ka pritur në takim Escobarin dhe Hovenierin.

“Gjatë takimit me theks të veçantë nga të dyja palët është vlerësuar jetik rrugëtimi i përbashkët në proceset integruese të Kosovës bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Muhaxhiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ARBENITA SPAHIU, shpall të pavlefshme dëftesat e shkollës fillore “FAZLI…