Muja e pranon se çmimi i energjisë elektrike i papërballueshëm për shumë familjare

18 janar 2024 | 15:07

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, e ka pranuar se çmimi aktual i energjisë elektrike është i papërballueshëm për shumë familje në Kosovë.

Megjithatë, ai ka thënë se ky çmim është më i liri në rajon.

Në seancën e sotme në Kuvend, ai ka thënë se në të gjitha vendet e rajonit energjia elektrike është më e shtrenjtë.

“Energjia elektrike është vërtetë e papërballueshme për shumë amvisëri familjare. Ka vështirësi deri në fund, por e vërteta është që edhe në këtë vit, energjia elektrike – kostoja është më e ulëta në rajon. 7 centë mesatarisht në një rajon ku energjia elektrike kushton 10 centë. Përjashtimi tjetër është Maqedonia, ku kushton 14 centë. E vërteta është kështu sipas Eurostatit”, ka thënë deputeti Muja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSh), Menduh Thaçi, ka folur…