Muja i VV-së reagon ndaj akuzave të opozitës: Kanë probleme në definimin e vetvetes

28 qershor 2021 | 23:08

Deputeti i VV-së Armend Muja u është përgjigjur kritikave të partive opozitare në vend për qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti. Thotë se opozita në Kosovë ka probleme në definimin e vetvetes.

Komentet Muja i bëri në emisionin “DPT te Fidani” në T7.

‘Opozita po kërkon mënyra se si të kundërshtojë. Para zgjedhjeve lokale shpikin gjithçka që të fitojnë diçka”, tha Muja.

Sipas tij, reformat e brendshme për partitë opozitare në Kosovë po duken të vështira pas siç tha ai, 15 vjetëve keqqeverisje.

‘Opozita është në pozitë të vështirë, po kanë probleme në definimin e vetvetes”, theksoi Muja

Ndërkohë deputeti i VV’së ka fjalët më të mira për qeverisjen aktuale.

Lëvdata ka edhe për Ministrinë e Punëve të Jashtme, pavarësisht huqjeve të shumta.

“Në pesë vitet e fundit Kosova pothuajse ishte harruar. Këtu ishte kontribut i fuqishëm i Kurtit. Kosova është rikthyer në hartën botërore dhe është bërë prioritet”, theksoi Muja.

“Kjo nuk ndodh vetvetiu, kjo ka ardhur për shkak të ndryshimit që e ka bërë Kosova”, theksoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka reaguar pas deklarimit të…