Muja pas debutimit me gol te Samsunspori: Jam i lumtur, ndihem si në shtëpi

13 shkurt 2024 | 15:39

Sulmuesi shqiptar, Arbnor Muja ka shënuar në debutim të skuadra turke, Samsunspor.

Djaloshi mitrovicas la Anwterpin për t’u transferuar te klubi turk dhe vetëm pas tri ditësh debutoi me fanellën e Samsunsporit në fitoren 2-0 ndaj Antalyasporit.

25-vjeçari u inkuadrua në minutën e 69-të dhe shënoi nga brenda zonës në minutat shtesë për rezultatin përfundimtar. Pas debutimit dhe golit, Muja u intervistua nga mediet turke, ku nuk hezitoi të tregoj se ndihet i lumtur me golin, fitoren dhe te klubi i ri ndihet si në shtëpi.

“Mendoj se ishte ndeshje e vështirë dhe jam i lumtur që fituam. E kam ditur që një atmosferë e tillë na pret në stadium, pasi kemi tifozë të jashtëzakonshëm. Jam po ashtu shumë i lumtur që jam lojtar i Samsunsporit. Kam shënuar golin e parë në ndeshjen e parë dhe kjo më bëri shumë të lumtur”, ka thënë Muja.

“Jam për kohë të shkurtër këtu, për vetëm tri ditë. Por, ndihem mirë, ndihem si në shtëpi. Bashkëlojtarët, stafi i klubit dhe trajnerët janë faktor i madh që më bëjnë të ndihem kështu. Jam i lumtur për këtë. Nuk është e lehtë të adaptohesh kaq shpejt, për vetëm një apo dy ditë. Do të punojmë shumë që të vazhdojmë me rezultate pozitive”, ka shtuar Muja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shkruar për…