Muller paralajmëron Dortmundin: Ndaj tyre, si ndaj PSG-së

30 mars 2023 | 16:08

Bundesliga rikthehet pas pauzës së kombëtareve me “Der Klasikker”, në program këtë të shtunë në 18:30.

Bayern Munchen-Borusia Dortmund, “armiqtë” e mëdhenj përplasen këtë të shtunë në një akt të jashtëzakonshëm rivaliteti, që vlen më së paku kryesimin në futbollin gjerman, por që mund të rezultojë edhe një gur i rëndë në luftën për titullin kampion.

Dortmundi udhëton drejt rivalëve “bavarez” me 1 pikë më shumë në krye të klasifikimit, çka e bën sfidën edhe më të zjarrtë me ish- trajnerin e Borussias, Thomas Tuchel që debuton pikërisht ndaj ngjyrave verdhezi në stolin e Bayern. Thomas Muller është një nga ata që e dinë se çfarë duhet për të mundur Dortmundin. Ai gjithashtu e di se si ndihesh kur humbet ndaj tyre, teksa shpjegon pikë së pari si e presin këtë përballje.

“Synimi ynë është të fitojmë titullin e Bundesligës. Në kërkojmë të jemi gjithmonë të suksesshëm dhe kjo nuk ka ndryshuar. Ne jetojmë për momente si ato kur luan në shtëpi ndaj PSG dhe i gjithë stadiumi të mbështet. Janë emocionet se përse ne stërvitemi. Tani e njëjta skenë është ngritur pasi në Klasike do të kemi të njëjtat emocione, por ne na duhet të punojmë shumë për këtë”, ka thënë Muller.

Bayerni nuk ka humbur në shtëpi në Bundesliga përballë Dortmundit që nga 2014-a. “Borussia gjithmonë ka një skuadër që luan futboll sulmues dhe ka lojtarë të mirë në sulm. Kjo do të thotë se është diçka normale që ka shënuar shumë gola në këto ndeshje. Rekordi ynë ndaj tyre duket i mirë dhe e kemi ndier këtë në vitet e fundit, ndaj duam të vazhdojmë. Kur shikon Dortmundin tani ata kanë patur rezultate shumë të mira dhe pësojnë më pak gola, kështu që të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh lideri bavarez. Si rrallëherë në këtë sfidë Dortmundi vjen duke i parë nga lart poshtë në klasifikim rivalët e vjetër, diçka me të cilën Muller natyrisht nuk është mësuar.

“Është një ndjesi e keqe, sepse më parë duhet të vendosësh këmbët në tokë pasi ke rrëshqitur. Kjo ndodhi me ne në javën e fundit të kampionatit dhe pas asaj humbje me Leverkusen jemi ndier vërtet keq. Tani na duhet të fitojmë kundër Dortmundit. Do të shkojmë për tifozët tanë në ‘Allianz Arena’ me ndeshje si ajo ndaj PSG në mendje. Ne jemi mësuar të luajmë nën presion dhe rëndësia e kësaj ndeshjeje është shumë më e madhe se sa ka qenë në vitet e kaluar për shkak të situatës aktuale”, ka shtuar veterani gjerman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një takim me punonjësit e kryeministrisë, shefi i qeverisë…