Mulleri provokon Dortmundin: Titulli nuk diskutohet 

31 korrik 2019 | 14:25

Sulmuesi i Bayern Munchen, Thomas Muller, ka provokuar kundërshtarët e Borussia Dortmundit në lidhje me konkurrencën për sezonin e ri. Ish-futbollisti i Gjermanisë mendon se konkurrenca i bën mirë kampionatit, por “bavarezët” do ta fitojnë sërish trofeun.

“Parapërgatitjet e këtij sezoni janë jashtëzakonisht të mira, pasi është më shumë qejf kur duhet të përballesh me një kundërshtar të fortë dhe nuk e sheh veten gjithmonë si gur prove”, ka thënë Mulleri. Ai nuk e diskuton titullin kampion, pavarësisht prej forcimit të Dortmundit, por dilema e vetme për të është nëse e arrijnë në mars apo prill.

“Bayerni do të jetë kampion pa diskutim. Pyetja e vetme është nëse e fitojmë titullin në mars ose në prill. Është gjë e mirë që Dortmundi e ka shpallur objektivin për ta fituar titullin kampion”, ka deklaruar Mulleri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artist i ri nga diaspora, Dan ka lansuar këngën e…