Mumini do të gjykojë në ndeshjen Melikgazi Kayseri- Olympiacos

10 tetor 2023 | 12:00

Gjyqtari i njohur nga Kosova, Xhelal Mumini është deleguar për të gjykuar në ndeshjen e grupeve të FIBA EuroCup Women.

Mumini do të gjykojë në sfidën në Turqi, Melikgazi Kayseri- Olympiacos. Ky takim do të zhvillohet më 11 tetor (nesër) nga ora 18:30 në Kayseri të Turqisë.

Mumini është njëri nga katër gjyqtarët e Kosovës të licencuar nga FIBA, ndërsa për periudhën 2023-2025 janë edhe Ngadhnjim Shabani, Elldin Uglari dhe Amar Djekovic, si dhe për FIBA Komisioner Faton Kurshumlija.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kampin “Film City” në lagjen Arbëria në Prishtinë është…