Mundësit e rinj të Kosovës i shpëtuan tërmetit në Turqi

06 shkurt 2023 | 14:53

Tërmeti i fuqishëm që e goditi sot Turqinë i ka përfshirë edhe disa sportistë kosovarë. Hoteli ku gjendej ekipi i mundësve të rinj të Kosovës u dëmtua nga ky tërmet i tmerrshëm, por fatmirësisht ata janë shëndosh e mirë dhe ju kanë ndihmuar njerëzve nën gërmadha.

“Ekipi i Federatës së Mundjes së Kosovës pjesëmarrëse në turneun ndërkombëtar ‘12 February’ në Kahramarash të Turqisë falë zotit i shpëtoj me të keqes nga tërmeti katastrofal 7.7 shkallë. Të gjitha objektet afër hotelit ku ishim të vendosur ekipi e FMK-së janë rrafshuar për toke. Mundësit tanë treguan heroizëm të pa parë duke ju ndihmuar njerëzve në gërmadha. Ekipi i FMK-së për momentin është vendosur në qytetin Kajseri”, thuhet në njoftimin e FMK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia u godit sot nga një tërmet i frikshëm, i…